Politike

VD-Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave merr kërkesën e Shqipërisë: Përmbushni planin e orientimit

Lenarčič tha se është shumë i kënaqur që Shqipëri do të bëhet pjesë. 

13 Qershor 2022, 16:16 Nga F.M
VD-Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave merr kërkesën e
Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič

TIRANË- Komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij Unioni. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Lenarčič tha se është shumë i kënaqur që Shqipëri do të bëhet pjesë. Komisioneri i dorëzoi gjithashtu kryeministrit Rama një letër orientimi për kushtet që duhet të përmbushën për tu bërë pjesë e këtij unioni.

"Sapo mora detyrën për të qenë në krye të këtij Komisioni ka ardhur në Shqipëri ku ndodhi një tragjedi, tërmeti që la pas viktima, ndërsa sot fatmirësisht për nuk ka asnjë emergjencë. Ka pasur një zjarr në Sazan, por u shua me ndihmën e Greqisë. Kështu, këto dy raste apo edhe shumë të tjera na kanë treguar se Shqipëria ka pasur mundësinë për tu mbështetur tek solidariteti i BE-së për mbrojtjen civile. Tani arrij tek pjesa kryesore. Ky mekanizëm nuk ka vetëm 27 shtete anëtare, pork a edhe të tjera që janë pjesëmarrëse, kemi Islandën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe mungesa e Shqipërisë është vënë re. Kjo gjë duhet të ndryshojë. E pranoj këtë kërkesë me dëshirë të madhe dhe uroj që të bëheni pjesë sa më shpejt të jetë e mundur, kështu Shqipëria do të japë edhe kontributin e saj kur vendet e tjera të kenë nevojë, të mund të ofrojë asistencë. Ne jemi të vendosur që do të vijojmë punën tonë me ju, kështu që më lejoni që t’ju dorëzoj një plan me orientimet që duhen përmbushur,"- tha Komisioneri. 

 

janez lenarčič edi rama unioni i emergjencave te be

Sondazh

Poll