Politike

VD-Rama: Do të ndalohet çdo veprimtari që cënon trupin e krahët e lumit Vjosa

Rama deklaroi se çdo aktivitet që cënon krahët apo trupin e lumit Vjosa nuk do të lejohet

13 Qershor 2022, 11:44 Nga A.B

VD-Rama: Do të ndalohet çdo veprimtari që cënon trupin e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk do lejohet ndërtimi i bizneseve apo veprimtarive pranë lumit Vjosa. Gjatë projektit për Vjosën, Rama deklaroi se çdo aktivitet që cënon krahët apo trupin e lumit Vjosa nuk do të lejohet, duke shtuar më tej se Parku do të jetë i standarteve më të larta. 

'Të gjitha procedurat e shpalljes së Vjosës Park kombëtar duhet të jenë të standarteve. Kur flasim për park, ndalohet cdo biznes apo veprimtari që mund të cënojë trupin e lumit dhe krahët e tij, por nga ana tjetër ne besojmë se do të kemi një pakt ekonomik më të lartë seç do të ishte. Mjafton të llogarisim me një projeksion modest numrin e turistëve për të ardhur në këtë park kombëtar, ashtu si aktivitetet që do të ndihmojnë banorët për të pasuruar ekonominë e tyre. Vjosa ka mbi 1 mijë e 100 specie, ndër to janë 13 specie kafshësh dhe 2 bimësh që janë të kërcënuara globalisht, ka të paktën 50 specie që janë në listat e kuqe të Shqipërise.'- deklaroi Rama. 

edi rama vjosa park kombetar

Sondazh

Poll