Politike

VD-Rama: I kemi shtuar vendit zona të mbrojtura, synojmë të shkojmë deri në 30%

Kreu i qeverisë shtoi se synimi është që zonat e mbrojtura të shkojnë deri në 30%.

13 Qershor 2022, 11:38 Nga A.B
VD-Rama: I kemi shtuar vendit zona të mbrojtura, synojmë të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë Projektit të Parkut të Vjosës se 21% e territorit të vendit është me zona të mbrojtura. Kreu i qeverisë shtoi se synimi është që zonat e mbrojtura të shkojnë deri në 30%. Po ashtu Rama shtoi se ndalimi i gjuetisë dhe prerjes së pyjeve është drejt rënies. 

'E kthyem Vjosën në zonë të mbrojtur për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentralit, kjo ishte si të fusje në vesh për të gjithë ata që nuk e dinin se ku ishte Vjosa. Kjo është histori, jemi këtu për të kaluar në një fazë tjetër, nga zona e mbrojtur në parkun kombëtar që do të jetë boshti i kësaj hapësire, duke u angazhuar për një projekt shumë të madh. Ne deri sot i kemi shtuar territorit të vendit zona të mbrojtura duke e cuar në 21% tërësinë e pjesëve të mbrojtura të territorit, duam që të shkojmë 30%. Moratoriumi i pyjeve, si dhe i gjuetisë kanë filluar pas një numri të konsiderueshëm vitesh të japin rezultatet e para, shikoni hartat e vendit për të parë aspektin e gjelbërimit, shikoni speciet e faunes së vendit për të parë ndalimin e gjuetisë. Ndalimi i prerjes apo vrasjes së shpendëve nuk na ka sjellë dëm ekonomik, janë prerë pemë, janë bërë vrasje kafshësh, nuk janë bllokuar 100% në aspektin e zbatueshmërisë por kanë ndodhur në përmasa të atilla që janë të papërfillshme në raport me atë që është shpëtuar. Zona që do të mbulojë parku kombëtar është shumë e madhe, është më i madhi i Shqipërisë, na vë para detyrimit për të ndërtuar një ngrehinë të madhe institucionale'- deklaroi Rama. 

edi rama vjosa park kombetar

Sondazh

Poll