Politike

Alibeaj ridorëzon kërkesën për komisionin e Investimeve Strategjike, tërhiqet Zhupa

Asnjë nga deputetët që ndjekin linjën e kryetarit Sali Berisha nuk kanë firmosur, përveç Bujar Leksajt. Aty theksohet se edhe Ina Zhupa është tërhequr.

13 Qershor 2022, 15:34 Nga F.M
Alibeaj ridorëzon kërkesën për komisionin e Investimeve
Enkelejd Alibeaj dhe Ina Zhupa

TIRANË- 35 deputetët të Opozitës kanë ridorëzuar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Në kërkesën e firmosur nga Enkelejd Alibeaj dhe 34 deputetë të tjerë kërkohet për herë të tretë ngritja e këtij komisioni.

Në njoftimin e bërë publik nga vetë deputetët e PD-së bëhet me dije se asnjë nga deputetët që ndjekin linjën e kryetarit Sali Berisha nuk kanë firmosur, përveç Bujar Leksajt. Aty theksohet se edhe Ina Zhupa është tërhequr.

“Në fakt asnjë nga deputetët që ndjekin linjën e zotit Berisha nuk kanë firmosur për ngritjen e këtij Komisioni, me përjashtim të deputetit Bujar Leskaj që kishte firmosur edhe më parë. Madje deputetja Ina Zhupa që kishte firmosur fillimisht, por që i është bashkuar sëfundmi zotit Berisha, është tërhequr nga nisma duke mos ju bashkuar më grupit nismëtar,”- shkruhet në njoftim.

Kjo kërkesë është rrëzuar dy herët e tjera. Herën e fundit u rrëzua të enjten në Kuvnd me aargumentin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas rrëzimit të kërkesës së parë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i akuzoi dhe për falsifikim deputetët e PD.

Herën e parë kërkesa e rrëzuar pasi u tërhoq Agron Duka. Për pasojë deputetët e opozitës pa nisën të rimbledhin firmat dhe këtë të hënë kanë depozituar kërkesën e 35 deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor për të verifikuar zbatimin e ligjit për investimet strategjike.

komisioni per investimet strategjike enkelejd alibeaj ina zhupa

Sondazh

Poll