Politike

VD-Rama mesazh Leonardo di Caprios: Goditi qeverinë, e ka shok të mirë ministrja, s'po i bie

Rama tha se aktori u bë i gjallë duke sulmuar qeverinë mirëpo hesht tani që qeveria ka marrë masa ndaj Vjosës.

13 Qershor 2022, 11:48 Nga A.B
VD-Rama mesazh Leonardo di Caprios: Goditi qeverinë, e ka shok të
Edi Rama

TIRANË- Në projektin e sotëm të Parkut të Vjosës, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur aktorin Leonardi Di Caprio, i cili e ka prekur si çështje disa herë, madje dhe ka kërkuar të bëhen protesta e peticione. Rama tha se aktori u bë i gjallë duke sulmuar qeverinë mirëpo hesht tani që qeveria ka marrë masa ndaj Vjosës. Ai nuk u zgjat më shumë për këtë çështje, duke shtuar se nuk do ta godasë më pasi është mik i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros. 

'Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardio di Caprio, por nuk po e them. Leondardio di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë, Mbase goditja do t’i bie në vesh.Aty ku miliona njerëz të lavdërojnë miliona dhe të shan njëri ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, tha Rama.

edi rama vjosa park kombëtar

Sondazh

Poll