Politike

Komision/ Deputetët e PD depozitojnë kërkesë për seancë dëgjimore për Hartën Gjyqësore

Deputetët e opozitës deklarojnë se kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm që shprehen të shqetësuar lidhur me mbylljen e gjykatave në qytetet e tyre.

13 Qershor 2022, 12:35 Nga A.B
Komision/ Deputetët e PD depozitojnë kërkesë për
Komision

TIRANË- Ditën e sotme, deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Greta Bardeli dhe Fatmir Mediu, kërkuan zhvillimin e një seancë dëgjimore me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ministrin e Drejtësisë, Dhomën Kombëtare të Avokatisë, Avokatin e Popullit dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

Deputetët e opozitës deklarojnë se kanë marrë mesazhe të shumta nga qytetarë të ndryshëm që shprehen të shqetësuar lidhur me mbylljen e gjykatave në qytetet e tyre. Për ta shqetësuese mbetet situata për banorët që do t’iu duhen të udhëtojnë për kilometra apo orë të tëra për të mbërritur pranë gjykatës kompetente për gjykimin e cështjeve të tyre.
 
Sipas deputetëve të opozitës, riorganizimi gjyqësor lidhet me një të drejtë themelore që ka të bëjë me aksesin në drejtësi, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

harta gjyqesore deputetet e pd kerkese komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll