Politike

Rizgjedhja e Sulës si kryetare e AIDSSH, Unioni i ish-të përndjekurve: Urrejte politike ndaj nesh

Në një kërkesë publike Unioni shpreh shqetësimin dhe dënon urrejtjen që sipas tyre mazhoranca nën drejtimin Rama-Balla në bashkëpunim me dy grupet e PD-së, për hedhjen poshtë të kandidaturës së Ndregjonit i cili është një personalitet që ka dhënë kontribut të madh në mbrojtje të të drejtave të ishtë përndjekurve.

13 Qershor 2022, 12:07 Nga d.a
Rizgjedhja e Sulës si kryetare e AIDSSH, Unioni i ish-të
Kuvendi i Shqiperise

TIRANË- Unioni mbarëkombëtar i integrimit të burgosurve dhe të përndjekurve politik në Shqipëri ka denoncuar rizgjedhjen e Gentiana Sulës si anëtarë të Autoritetit për Informim mbi dokumentesh e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) dhe hedhje poshtë të kandidaturës së Dr Besim Ndregjoni.

Në një letër publike Unioni shpreh shqetësimin dhe dënon urrejtjen që sipas tyre mazhoranca nën drejtimin Rama-Balla në bashkëpunim me dy grupet e PD-së, për hedhjen poshtë të kandidaturës së Ndregjonit i cili është një personalitet që ka dhënë kontribut të madh në mbrojtje të të drejtave të ishtë përndjekurve.

"Denoncojmë rizgjedhjen e Genta Sulës, e cila gjatë mandatit të saj 5 vjeçar jo vetëm që nuk e justifikoi detyrën që ia ngarkuan, por e ktheu institucionin në shërbyes të mazhorancës socialiste. Dhe aspak në shërbim te se vërtetës! Zonja Sula gjate drejtimit të institucionit nuk ka  denoncuar asnjë bashkëpunëtor aktiv dhe ish oficerë të ish Sigurimit të Shtetit në Presidencë, Parlament, Qeveri, dhe institucionet kushtetuese te vendit."-thuhet në deklaratë.

Kjo përgjigje i referohet vendimit të seancës së 9 qershorit ku Kuvendi i Shqipërisë, mori në shqyrtim 5 projektvendime për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Pas votimit, u konfirmuan si trupë drejtuese e Autoritetit, të zgjedhurit nga Kuvendi: Albert Nikolla, Gentiana Sula, Altin Hoxha, Gjergj Marku, Skënder Vrioni.

 

 

besim ndregjoni gentiana sula aidssh

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll