Politike

Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e Unitetit të BE, Lenarçiç: Nesër inspektoj punën nga fondet

Sipas Ramës, ky union mbulon nevojat e çdo vendi që kanë lidhje me zjarret, përmbytjet, ushqimi, auto-ambulancat e gjithçka tjetër që nuk është armatim. Kërkesa u përcoll në duart e Lenarçiç, i cili tha se është shumë i kënaqur që Shqipëri do të bëhet pjesë.

13 Qershor 2022, 16:09 Nga F.M
Shqipëria kërkon të bëhet pjesë e Unitetit të BE,
Janez Lenarčič dhe Edi Rama

TIRANË- Shqipëria kërkon që të bëhet pjesë e Unitetit për menaxhimin e krizave. Në një konferencë për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Evropian, Janez Lenarčič që është në krye të Unionit për këtë mandat, Rama tha se duke qenë pjesë e kësaj Organizate, Shqipëria jo vetëm që do të marrë ndihmë nga vendet e tjera, por edhe do të japë kontributin e saj. Kreu i qeverisë tha se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë union është një hap mjaft i rëndësishëm. Sipas Ramës, ky union mbulon nevojat e çdo vendi që kanë lidhje me zjarret, përmbytjet, ushqimi, auto-ambulancat e gjithçka tjetër që nuk është armatim. Kërkesa u përcoll në duart e Lenarçiç, i cili tha se është shumë i kënaqur që Shqipëri do të bëhet pjesë.

Komisioneri i dorëzoi gjithashtu kryeministrit Rama një letër orientimi për kushtet që duhet të përmbushën për tu bërë pjesë e këtij unioni. Si përgjigje, Rama tha se Agjencia për Emergjencat në Shqipëri është gjatë gjithë kohës në përmirësim. I pyetur nga gazetarët se si do të ndihmojë Shqipëria vendet e tjera kur nuk ka kapacitete të nevojshme për të shuar zjrret e veta, referuar Sazanit, Rama tha se kjo gjë ndodh kudo. Fakti që Greqia e ndihmoi vendin tonë për të shuar zjarrin, sipas Ramës nuk është për të qarë hallin.

Komisioneri tha gjithashtu se do të inspektojë punët e bëra me fondet e dhuruara nga BE në Shqipëri, si për fushën e kulturës, ashtu edhe për rindërtimet e shkollave e godinave pas shkatërrimit të tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit 2019. Ai tha se nga nesër do të nisë turin e inspektimit në vendin tonë nga Durrësi.

 

edi rama janez lenarčič unioni i emergjencave te be

Sondazh

Poll