Politike

VD-Berisha bllokon foltoren, Felaj thërret Gardën: E ka zaptuar, s'ka mikrofon

Ajo i bëri thirrje Berishës që të larogehj nga aty, në të kundërt do e dëbonte Garda.

30 Maj 2022, 15:56 Nga DOSJA
VD-Berisha bllokon foltoren, Felaj thërret Gardën: E ka zaptuar,
Sali Berisha

TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit shkoi drejt foltores dhe donte të merrte fjalën, por Felaj nuk e lejoi. Ajo i bëri thirrje Berishës që të larogehj nga aty, në të kundërt do e dëbonte Garda.

Pjesë nga biseda:

Ermonela Felaj: Nuk do t’jua jap fjalën, nuk ju ka përmendur.Vazhdojmë me seancën, në rendin e ditës kemi katër komisione

Sali Berisha: Keni paratë e vjedhura.

Ermonela Felaj: Për këto dy çështje nuk ka diskutime, kalojmë për çështje jashtë rendit të ditës, zoti Berisha qetësohuni. Ju lutem teknika, kur nuk ia jap fjalën zotit Berisha, mos ia  ndizni mikrofonin

Sali Berisha:Flet pa mikrofon

Ermonela Felaj:Ju lutem zini vend, keni zaptuar foltoren, nuk ua kam dhënë fjalën

Sali Berisha: Flet pa mikrofon

Ermonela Felaj: Ju lutem, nuk keni mikrofon, mos ulërisni në sallë. Më ngelet të thërras Gardën, ju lutem ka zaptuar foltoren.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll