Politike

VD-Berisha thirrje kompanive: Nxirrni tabulatet e komunikimit të qeverisë me bandat, Tao më i rrezikshëm se Talo Çela

Ai tha se nëse zbardhen bisedat mes anëtarëve të bandave e Taulant Ballës, kupton që më i rrezikshmi është ky i fundit se sa krimineli.

30 Maj 2022, 15:53 Nga DOSJA
VD-Berisha thirrje kompanive: Nxirrni tabulatet e komunikimit të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje kompanive të telekomunikacionit në Sqipëri që të zbardhin tabulanet telefonike mes personave të qeverisë dhe bandave. Nga foltorja e parlamentit, Berisha përmendi të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani dhe të rrezikshmin Tali Çela. Ai tha se nëse zbardhen bisedat mes anëtarëve të bandave e Taulant Ballës, kupton që më i rrezikshmi është ky i fundit se sa krimineli.

“Dy fjalë, a mund të ecet kështu, le të shtrojmë pyetjen ne shqiptarët, mund të ecet me një njeri që fut thika, mashtron. Nëse presidenti nuk i firmoste, duhet të njoftonte opinionin public shqiptar. Nuk mund të ankohej kurrë tek ministri tjetër pa informuar shqiptarët. Çfarë përfaqëson ky, çfarë shteti është ky, ju pyes unë ju. Ky është shteti i atyre të cilët vjedhin gjithë natën dhe rrahin gjoksin ditën, shteti i atyre që….kompanitë telefonike të nxjerrin lidhjet e politkanëve me bandat. E mori vesh gjithë bota, se Nuredin Dumani e Talo Çela janë fytyra e këtij vendi. Hapni letrat, nxirrni dokumentat e të merret vesh se kush është më i rrezikshëm Tao, Sueli, apo Taulant Bego, Taulant Çela,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll