Politike

Refuzimi i Simon Mirakës/ Balla: E mbështesim nëse hiqet firma e 'katranit'. Berisha: Akt i shëmtuar

Debat ka hapur propozimi me firmën e Berishës të Simon Mirakës si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Taulant Balla deklaroi se propozimi nuk do të pranohej për sa kohë mban firmën e Berishës.

30 Maj 2022, 15:05 Nga DOSJA

Refuzimi i Simon Mirakës/ Balla: E mbështesim nëse hiqet firma e

TIRANË- Propozimi i kryedemokratit Sali Berisha për Simon Mirakën si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u bë temë debati sot në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla e cilëson firmën e Berishës 'katran me bojë', ndërsa paralajmëroi sekandidatura e Simon Mirakës nuk do të merret në konsideratë pasi nuk votojnë asnjë shkresë të firmosur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ish-kryeministri e cilësoi refuzimin e kandidatimit të Mirakës si diskriminim si dhe shtoi se qeveria i përzgjedh vetë ata që nuk shkojnë në Gjykatën e Lartë kundrëjt shumave të majme.

Mirëpo kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ktheu sërish përgjigje Berishës. Balla tha se nuk ka asgjë me kandidatimin e Mirakës por me propozimin që u bë nga Berisha, pasi shtoi se është turp që të votohej në Kuvend.

Grupi i Enkelejd Alibeajt reagoi për kandidaturën e Simon Mirakës për mandatin e dytë si anëtar i Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit duke thënë se deputetët e PD nuk kanë pasur asnjë kundërshtim për të, por kanë vënë në dukje standardin e dyfishtë të PS. 

Komisioni i Ligjeve ka miratuar disa ditë më parë kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka, Albert Nikolla. Ndërkohë që Ligjet rrëzuan kandidaturat e Marcel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit. Propozimi me firmën e Sali Berishës ishte Simon Mirakaj mirëpo u përcoll me shumë debate, por megjithatë kaloi 'filtrin' e Komisionit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll