Politike

VD-Refuzimi i Mirakajt në Komision, Berisha: Ikonë e persekutimit, i fshinë emrin njerëzit e lidhur me krimin

Berisha deklaroi se emri iu fshi nga njerëz të lidhur me krimin.

30 Maj 2022, 12:58 Nga DOSJA
VD-Refuzimi i Mirakajt në Komision, Berisha: Ikonë e persekutimit, i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se refuzimi i Simon Mirakajt nga anëtari i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ishte i shëmtuar. Gjatë Kuvendit, Berisha deklaroi se emri iu fshi nga njerëz të lidhur me krimin.

'Ju i diskriminoni ata vetëm se janë të varfër. Të diskriminuar janë demokratët, me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familje në Kukës nga ndihma ekonomike vetëm se nuk janë të qeverisë. Edhe Enver Hoxha përpiqej të bënte një lloj shpërndarje, ndërsa ju diskriminoni një Shqipëri të tërë. Para pak ditësh isha në Pogradec, diskriminim. Në Tushemisht, nuk e kishit përfshire në 100 fshatrat e destinacioneve turistike. Në një kohë kur burrat dhe gratë marrin miliona për pronat, nuk iu është kthyer pronarëve. Përkundrazi është bërë ligji për të marrë pronat e tyre. U merrni të paktë 30 përqind. Sot refuzuar Simon Mirakën, një nga ikonat e vuajtjes së presekutimit. Një kombinim individ që lidh krimin i fshinë emrin. Diskriminimi juaj, ndaj qytetarëve është i pakufishëm. A e dini ju se 95% e procesve gjyqësore fitohen nga narkoqeveria. Qytetarët nuk i fitojnë. Rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje keni vendosur, të përzgjidhni ata që nuk do shkojnë në gjykatë të lartë kundër shumave të majme. Me qeveritarë që vjedhin ditën e natën, ilaçet tuaja, kafshatën tuaja, ushqimet tuaja, në çdo gjë, nuk mund të ketë kurrë barazi. Barazia ligjore është iluzion, duhet që të mendojmë secili prej nesh për këtë vend. '- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll