Politike

Kandidimi i Mirakajt, grupi i Alibeajt: Kundërshtuam se ishte propozim i Berishës

Grupi i Alibeajt sqaron se asnjë nga deputetët e PD në Komision nuk kundërshtoi kandidatin e Mirakajt por kundërshtuan faktin që ai ishte propozim i Berishës.

30 Maj 2022, 13:12 Nga DOSJA
Kandidimi i Mirakajt, grupi i Alibeajt: Kundërshtuam se ishte propozim i
Partia Demokratike

TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me anë të një reagimi publik, grupi i Alibeajt sqaron se asnjë nga deputetët e PD në Komision nuk kundërshtoi kandidatin e Mirakajt por kundërshtuan faktin që ai ishte propozim i Berishës.

REAGIMI:

Reagim i Grupit Parlamentar të PD dhe një sqarim i detyruar për gënjeshtrën e prodhuar nga pakti Rama-Berisha për Autoritetin e Dosjeve Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshruar faktin që ai ishte propozim i Sali Berisha dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste. Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll