VD-Spiropali i dedikon pezinë e të dënuarit Berishës: Je i pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral
Këtë poezi, Spiropali e lexoi nga vendi i saj në Kuvend, pasi foli Berisha.
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka lexuar ish-kryeministrit Sali Berisha poezinë e Luan Myftiut, të dënuarit gjatë kohës së diktaturës. Poezia Monologu i Pendesës flet për komunistin më të keq sipas Spiropalit, që është anti-komunisti. Këtë poezi, Spiropali e lexoi nga vendi i saj në Kuvend, pasi foli Berisha.
“Myftiu lindi në Berat, në moshë të vogël komunistët i pushkatuan babain, e ëma përfundoi në spital dhe fëmijët ngelën vetëm. Më pas e arrestuan dhe e dënuan për 10 vite, iku në Spaç për 10 vite dhe doli me ardhjen e demokracisë. U vendos në Tiranë. Më 2001 shkroi poezinë e tij për pendesën, për sojin më të lig të komunistit, që është komunisti anti komunist. Po e lexoj për ju. Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe po na kall. Je i pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk del nga varri lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat,”- tha Spiropali ndër të tjera.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
VD-Berisha bllokon foltoren, Felaj thërret Gardën: E ka zaptuar, s'ka mikrofon
Sali Berisha TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit sh...
VD-Berisha thirrje kompanive: Nxirrni tabulatet e komunikimit të qeverisë me bandat, Tao më i rrezikshëm se Talo Çela
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje kompanive të telekomunikacionit në Sqipër...
Refuzimi i Simon Mirakës/ Balla: E mbështesim nëse hiqet firma e 'katranit'. Berisha: Akt i shëmtuar
TIRANË- Propozimi i kryedemokratit Sali Berisha për Simon Mirakën si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi D...
VD-‘E pushuan se ishte miku im’/ Rasti në Lushnje, Korreshi: Do e rikthenin, por kishte vdekur
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme për punësimet partiake në admi...
VD-Tërheqja nga rekurset/ Berisha: Plaçkisni! Manja: Po dezinformon publikun, të djeg
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën...
Kandidimi i Mirakajt, grupi i Alibeajt: Kundërshtuam se ishte propozim i Berishës
Partia Demokratike TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin p&e...
VD-Akuzat e Ballës për investimet në Tropojë, Berisha: Mashtrues, pyesni njerëzit ç'është bërë
Sali Berisha dhe Taulant Balla TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant B...
VD-Refuzimi i Mirakajt, Balla: S'kemi asgjë, e votojmë nëse hiqet firma e 'Katranit' si propozues
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do ta pranojnë propozimin...
VD-Refuzimi i Mirakajt në Komision, Berisha: Ikonë e persekutimit, i fshinë emrin njerëzit e lidhur me krimin
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se refuzimi i Simon Mirakajt nga anëtari i Aut...
VD-Minoritetet, Berisha: Për statistika regjistroheni edhe ju, diskriminoni të varfrit
Berisha: Temë e rëndësishme. Kur debaton mendja të shkon te minoritetet, e vërteta është se ata kanë qënë n&...
