Aktualitet

VD-Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë së Trajtimit të Pronave

Manja deklaroi se janë dy skema të dokumentuara që tregojnë se Drejtoresha është e përfshirë në tjetërsimin e pronave

24 Maj 2022, 12:01 Nga DOSJA
VD-Manja: Kallëzim në SPAK për Drejtoreshën e Agjensisë
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit drejtoreshën e Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Jonida Baçin. Drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës akuzohet se është e përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi në Kadastër. Baçi u denoncua nga vetë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili doli sot në një deklaratë urgjente për mediat. Sipas Manjës, Baçi dhe disa zyrtarë të tjerë rezultojnë se janë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave. 

Manja deklaroi se janë dy skema të dokumentuara që tregojnë se Drejtoresha është e përfshirë në tjetërsimin e pronave, duke shitur në sekserë prona të familjeve të zyrtarëve. 

'Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet.

Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarët e lartë të Agjencisë janë përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave, konkretisht ish-pronarët që disponojnë vendimin për kompesimin e pronave, por edhe të kompensimit fizik, gjë të cilën nuk kanë mundur ta realizojnë. Dhe janë detyruar ta shesin te sekserë, të cilët sapo i kanë marrë çuditërisht i kanë çuar në këtë agjenci dhe janë kompensuar menjëherë 100%. Dhe pasi i kanë marrë, kanë vijuar me transaksionet duke i kaluar këto prona në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Skema tjetër ka të bëjë me ndërtimet informale, që janë legalizuar nga Agjencia e Kadastrës.

Kur flas për zyrtarë e kam parasysh nivelin më të lartë të kësaj agjensie. Janë dhe disa skema që janë përdorur si mekanizma të abuzimit, por kjo i ngel SPAK të thellojë hetimet. Ne mbetetmi të hapur për të vënë në dispozicion dokumentet e sekuestruara. Kemi dyshim për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, konflikt interesi. Javës tjetër Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion, do ndajmë raporte për 21 praktika të tjera për të cilat ka përfunduar hetimi. Sot për shkak të rëndësisë, e bëra të ditur këtë kallëzim.'- deklaroi ministri. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll