Aktualitet

Talo Çela eleminoi nënën e trafikantit të drogës në 2013, Fatmira Deda u vra në parking

Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj që ja vranë e nuk po gjente dot autorët.

19 Maj 2022, 15:26 Nga DOSJA
Talo Çela eleminoi nënën e trafikantit të drogës
Talo Çela

TIRANË- Talo Çela dyshohet të ketë vrarë edhe Fatmira Dedën, nënën e Ervis Dedës që u vra në vitin 2012. Gazetarja Anila Hoxha shkruan se bazuar në dy dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, SPAK thotë jo zyrtarisht se ka faktuar se i shumë kërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj që ja vranë e nuk po gjente dot autorët.

Ervis Dedën dyshohet se e ka vrarë Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli, mbasi ky i fundit kishte konflikte prone me të. Ervis Deda (në foto) ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore. 60-vjeçarja u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj. Gruaja ndërroi jetë në vend, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. “Dyshja vrastare”, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. FNSH-të dhe RENEA-t nisën zbatimin e 32 masave arresti të “prera” nga GJKKO. VIP-a si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll