Aktualitet

Operacioni i SPAK 'pret' 32 urdhër arreste, KËRKOHEN Suel Çela dhe Ervis Martinaj

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se FNSH-të dhe RENEA-t po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të Shqipërisë, ku në lupë është Suel Çela dhe Ervis Martinaj.

19 Maj 2022, 09:55 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK 'pret' 32 urdhër arreste, KËRKOHEN Suel
Suel Çela dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsinit dhe Krimit të Organizuar, SPAK duket se sot kërkon "koka të mëdha" të botës së krimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se FNSH-të dhe RENEA-t po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të Shqipërisë, ku në lupë është Suel Çela dhe Ervis Martinaj. Të dy personazhe të njohur të botës së krimit, të përballur edhe më herët me drejtësinë. Por asnjë prej tyre nuk është pas hekurave të burgut.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Kërkohen emra të njohur të botës së krimit si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamer Mehja, Talo Çela dhe Fatos Gogo. Po ashtu, urdhërarresti është prerë edhe për Sokol Sanxhaktarin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll