Aktualitet

VD-A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Edhe pse u pyet disa herë, Kraja nuk u përgjigj. 

19 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA

VD-A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se

TIRANë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe kreu i SPAK, Arben Kraja kanë dalë në një konferencë për mediat, duke dhënë detaje lidhur me aksionin "Golden Bullet". Kraja është treguar i rezervuar kur është pyetur lidhur me statusin e të pendurit të drejtësisë. Edhe pse u pyet disa herë, Kraja nuk u përgjigj. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Gledis Nano: Operacioni ka nisur pas arrestimit të Nuredin Dumanit. Është operacion sepse hetimi ka nisur pas çdo ngjarjeje. Ngjarjet kanë një shtrirje të gjatë kohore. Nga viti 2011 deri në vitin 2022. Ju e kuptuar se një pjesë janë ekzekutuar dhe një pjesë ende jo dhe nuk mund të japim më shumë të dhëna. Janë tetë grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Jemi të vendosur që të përballemi me çdo individ dhe grup kriminal. Policia është në këmbë, i ka marrë masat me aty ku ka informacionet, edhe personat që janë kërkuar dhe ata që i shmangen drejtësisë, mos tani pak më vonë, do përfundojnë në pranga.

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Arben Kraja: Arrestimet janë bërë në bazë të provave. Nuk kthejmë dot përgjigje. Provat janë shumë të gjëra.

A mund të ketë ikur ndonjë jashtë shtetit? Arben Kraja: E mbyllim! Faleminderit.

Çfarë ndodhi sot?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll