Aktualitet

'Tapë' në furgonin me nxënës shkolle, procedohen 4 drejtues mjetesh

Policia informon se këta janë drejtues transporti për nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. 

19 Maj 2022, 15:03 Nga DOSJA
'Tapë' në furgonin me nxënës shkolle, procedohen 4
Kontrolle

TIRANË- Katër drejtues mjetesh janë proceduar nga policia pasi drejtonin mjetet nën efektin e alkoolit. Policia informon se këta janë drejtues transporti për nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. 

NJOFTIMI:

Kontrolle të befasishme në automjetet e transportit të nxënësve të shkollave, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të këtyre mjeteve, të cilët kryejnë shkelje agresive në rrugë. Duke vlerësuar faktin që shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, gjatë kësaj periudhe, organizojnë ekskursione brenda dhe jashtë qytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme, në orare dhe vende të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e këtyre drejtuesve të mjeteve, të cilët kryejnë shkelje agresive në rrugë, gjatë transportit të nxënësve. Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t'u siguruar nxënësve, një transport sa më të sigurtë, i janë nënshtruar testit të alkoolit, 23 drejtues të mjeteve të ndryshme që transportojnë nxënësit nëpër shkolla apo për ekskursione, brenda dhe jashtë qytetit. Janë proceduar penalisht 4 drejtues të këtyre mjeteve, të cilët pas kryerjes së testit të alkoolit, kanë rezultuar se drejtonin automjetet, nën efektin e alkoolit.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll