Aktualitet

VD-17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

Arrestimi i tij është bërë pasi ai nuk respektonte rregullat e qarkullimit dhe drejtionte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

19 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
VD-17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh
Foto nga ngjarja

TIRANë- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka dhunuar një efektiv policie. Arrestimi i tij është bërë pasi ai nuk respektonte rregullat e qarkullimit dhe drejtionte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë momentit të shoqërimit për në polici, i riu ka goditur një efektiv policie. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme numri i personave që kanë rezultuar nën efektin e drograve është 17.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Rrugore e Tiranës

Shkon në 17 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, vihet në pranga 27-vjeçari.

Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë. Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e djeshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në sheshin "Karl Topia", kanë konstatuar shtetasin A. L., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i jepte përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.

Gjatë shoqërimit, drejtuesi i mjetit ka kundështuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll