Aktualitet

VD-Ka dyshime për dekonspirtim? Kreu i SPAK: Jo! Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë...

Arben Kraja tha se të gjithë do të vendosën para drejtësisë, pak rëndësi ka se ku ndodhen, apo se kush i mbështet.

19 Maj 2022, 13:08 Nga DOSJA

 

VD-Ka dyshime për dekonspirtim? Kreu i SPAK: Jo! Do i shkojmë deri
Arben Kraja

 

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja i ka dhënë një paralajmërim të gjithë personave të kërkuar nga SPAK që dyshohet se janë të përfshirë në krimin e organizuar, e që sot duhet të ishin të arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai tha se të gjithë do të vendosën para drejtësisë, pak rëndësi ka se ku ndodhen, apo se kush i mbështet.

“Ka dyshime për dekonspirtim? Arben Kraja: Procedurat janë të tilla, ishin marrë të gjitha masat e nevojshme është diçka që spo vazhdon dhe nuk ka probleme tani. Jemi të vendosur për t'i shkuar deri në fund, s'ka rëndësi a është i fortë apo jo, ka apo jo mbështetje,”-tha ndër të tjera Kraja.

Për të kërkuarit nga SPAK, Arben Kraja tha se do të bëhen edhe hetimet financiare të nevojshme për të gjithë ata që do t’i nënshtrohen procedurave ligjore.

Do të bëhen të gjitha hetimet financiare të nevojshme, ne e kemi filluar këtë punë dhe do e vijojmë deri në fund. Kushdo që do ketë në përdorim pasuri të paligjshme, do t'i nënshtrohet procedurave ligjore të ligjit antimafia,”-shtoi ai ndër të tjera, edhe pse më herët shumë prej të kërkuarve kanë qenë subjekt i “Operacionit Forca e Ligjit”, e pasuria u është kontrolluar.

Çfarë ndodhi sot?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll