LIVE UPDATES
Aktualitet

Dumani&Hoxhaj zbërthejnë 8 klane, 18 në pranga, Martinaj, Çela e 12 të tjerë në kërkim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

19 Maj 2022, 07:41 Nga DOSJA
Dumani&Hoxhaj zbërthejnë 8 klane, 18 në pranga, Martinaj,
Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

TIRANË- 18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. “Dyshja vrastare”, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. Dëshimtë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion të Policisë së Shtetit, FNSH-të dhe RENEA-t për zbatimin e 32 masave arresti të “prera” nga GJKKO. VIP-a si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej, paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme.

Megaaksioni i sotëm ka nisur pas 6 muajve hetime nga SPAK, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zona të ndryshme të vendit, duke nisur nga: Elbasani, Durrësi, Tirana, Laçi, Korça, Fieri, Lezha dhe zona të tjera ku dyshohej se fshiheshin të shumëkërkuarit. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Prej kohësh ndodhej nën kontrollin e Policisë dhe SPAK, të cilët e përgjonin dhe ia kishin gjetur skutën, por në momentin e fundit u ka ikur nga duart.

Urdhër-arrestet janë prangosur: Nuredin Dumani; Henrik Hoxha; Ardian Uzuni; Altin Ndoci; Skerdi Tasi; Leonard Palushi, efektiv policie; Fatos Gosa; Erion Alibej; Gentajan Sharra; Florenc Cekrezi; Elvis Koci; Ilirjan Feci; Petrit Qoli; Agron Qoli; Agron Qafa; Hasan Plaku; Besjan Xhixha dhe Enver Diva. Ndërsa, edhe pse Policia nuk i dha emrat për të mos dekonspiruar aksionin, Dosja.al ka mësuar se prangave u kanë shpëtuar: Talo Çela, Suel Çela, Florenc Çapja- i cili ndodhet në Dubai, Ervis Martinaj, Kamer Mehja, Fatos Goga dhe avokati Alban Bengasi.

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të shtetasve:

1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit: 

1.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2.    Leonard Palushi, 41 vjeç
3.    Gentian Sharra, 48 vjeç
4.    Fatos Gosa, 54 vjeç
5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6.    Petrit Qoli, 51 vjeç
7.    Agron Qoli, 52 vjeç
8.    Agron Qafa, 48 vjeç
9.    Asllan Plaku, 30 vjeç

Ky i fundit mendohet se ka manipuluar provat për dy vrasje, duke vendosur në pranga dy persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen e ndodhur. Po ashtu, ai është përgjuar duke kërkuar ndihmë nga anëtarët e grupeve kriminale. Si pasojë e konflikteve që kishte me ish-bashkëshorten, avokati dyshohet të ketë kërkuar djegien e makinës që ajo përdorte për ta shantazhuar. Të gjitha janë të kapura me përgjime!

Në mesin e të dyshuarve janë edhe zyrtarë publik si dhe disa oficerë të tjerë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën. Por më thjeshtë se të gjithë iu dhanë masat e sigurisë, Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdinit, i dënuar me 18 vite burg nga gjykata e Elbasani për vrasjen e Florian Lamçes në më 30 korrik 2020, Erion Alibej dhe Henrik Hoxhaj, të tre ndodhen pas hekurave të burgut.

Të gjithë të lartpërmendurit, sipas Policisë së Shtetit, kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, vrasje, krim të organizuar, trafik droge, rrëmbim e shantazhe. Pas kapjes së tyre, shefi i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe kreu i SPAK, Arben Kraja kanë dalë në një komunikim për mediat, duke u shprehur qartë se arrestimet do të vazhdojnë pavarësisht se sa të fortë, sa mbështetje ka secili prej “kokave” të botës së krimit që janë lartpërmendur. Mesazhi ishte i qartë, aksioni vazhdon…

(k.m.a.b/dosja.al)

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen