Aktualitet

VD-Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Të pyetur se përse disa emra të njohur të botës së krimit nuk ishin ende në prangat e Policisë, të dy u përgjigjen se aksioni vazhdonte akoma.

19 Maj 2022, 13:21 Nga DOSJA
VD-Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe
Pamje nga konferenca

TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja por edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kanë bërë me dije se aksioni i Policisë ende vazhdon. Të pyetur se përse disa emra të njohur të botës së krimit nuk ishin ende në prangat e Policisë, të dy u përgjigjen se aksioni vazhdonte akoma.

“Pse nuk janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Policia vazhdon të jetë në aksion dhe në kërkim, do vazhdojmë procedurat.Ngjarjet nuk i përmendim sot se çështjet janë në hetimet dhe operacioni është në vijim. Ngjarjet kanë një shtrirje të gjatë kohore. Nga viti 2011 deri në vitin 2022. Ju e kuptuar se një pjesë janë ekzekutuar dhe një pjesë ende jo dhe nuk mund të japim më shumë të dhëna. Janë tetë grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Do i bëjmë me dijeni dhe ngjarjet,”-thanë ata.

Çfarë ndodhi sot?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll