Aktualitet

VD-Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërdoruar detyrën!

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp lidhur me rolin e këtij të fundit, kreu i SPAK, Arben Kraja u treguar i rezervuar.

19 Maj 2022, 12:35 Nga DOSJA
VD-Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka
Arben Kraja

TIRANË- Një prej personave të prangosur sot gjatë aksionit "Golden Bullet" është edhe shefi i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lezhë, Leonard Palushi. Ky i fundit ishte transferuar në Lezhë që nga viti 2020. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp lidhur me rolin e këtij të fundit, kreu i SPAK, Arben Kraja u treguar i rezervuar.

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve në Lezhë, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën, nuk themi dot detaje të tjera se do të kenë vazhdimësi hetimet.

Çfarë ndodhi sot?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Dëshmitë, përmendja e disa emrave dhe lidhja e fijeve ka iniciuar një aksion, duke kërkuar emra si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej. Dyshohet se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll