Sport

Kërkesa e pabesueshme, Neymar nuk e shndërron në hero portierin e Troyes

11 Maj 2022, 15:44 Nga DOSJA
Kërkesa e pabesueshme, Neymar nuk e shndërron në hero portierin e

FRANCE PSG-Troyes përfundon në 2-2. PSG arriti barazimin e tretë radhazi, ndërkohë që ka fituar titullin e dhjetë të Ligue 1. Për Troyes rezultati ishte historik, ata barazuan kur në fushë ishin yjet Messi, Neymar dhe Mbappé, megjithëse vetëm dy prej tyre morën pjesë në historinë e ndeshjes.

Ndodhi në minutën e 25-të të takimin, kur Kylian u rrëzua në zonën e Troyes dhe gjyqtari tregoi me gisht tregoi penalltinë. Në atë moment, te pika e bardhë u shfaq Neymar për të ekzekutuar dënimin maksimal.

Portieri Jessy Moul e mbajti topin për ta bërë lojtarin e PSG-së t’i afrohej atij. Ky ishte edhe momenti që ai shfrytëzoi për t’i thënë disa fjalë ylli brazilian. Ato nuk u dëgjuan, por shkaktuan, siç janë kapur pamjet nga kamerat, buzëqeshjen e lojtarit të PSG-së.

Çfarë i tha portieri Neymarit? Këtë e tregon vetë Jessy Moulin për “Le Parisien”.

“Nej, nëse e ndal gjuajtjen tënde, unë do të jem yll, të lutem më thuaj të paktën në cilën anë do të gjuash. Nëna ime, babai, vëllezërit dhe gruaja ime, po më shikojnë dhe do të doja që ata të jenë krenar për mua”,- tregon portieri t’i ketë thënë brazilianit përpara se të godiste penalltinë.

Përtej buzëqeshjes së tij, fjalët e portierit Jessy Moul nuk patën asnjë ndikim te sulmuesi i PSG-së që e shndërroi në gol penalltinë.

B.T (Dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo neymar i jep fitoren psg neymar ofendohet nga tifozët e psg-së drejtori i psg leonardo neymar i jep fitoren psg neymar ofendohet nga tifozët e psg-së

Sondazh

Poll