Sport

Liverpool fitoi ndaj Aston Villas, por nuk shmang dot dëmtimet…

11 Maj 2022, 09:44 Nga DOSJA

ANGLI – Liverpool fitoi të martën në mbrëmje 2-1 në transfertën ndaj Aston Villas, ndeshje e prapambetur e javës së 33-të e Premier League. Matip (6’) dhe Mane (65’) ishin autorët e golave për “Reds”, ndërkohë që Villa shënoi e para me Luiz (3’).

Fabinho, mesfushori brazilian i Liverpoolit, u tërhoq nga fusha i dëmtuar, para se të përfundonte gjysmë ore lojë. Pas një pasimi për Coutinhon, ai u zëvendësua me Henderson.

Dëmtimi i Fabinhos vjen për Liverpool tri ditë përpara se të luajë finalen e FA Cup kundër Chelseas dhe 18 ditë para përballjes me Real Madridin në Paris në finalen e Champions League.

Por mesfushori brazilian Fabinho nuk ishte i vetmi lojtar te skuadra e Klopp që u dëmtua në këtë ndeshje. Mesfushori Naby Keita, edhe pse arriti ta përfundonte ndeshjen, do të jetë e nevojshme të shihet nëse ankesat e tij të mos jetë pasojë e një dëmtimi muskulor.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp fabinho dhe firmino (liverpool) liverpool që është një ekip i madh “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp fabinho dhe firmino (liverpool) liverpool që është një ekip i madh

Sondazh

Poll