Sport

Dëshpërimi i Barcelonës: “Nuk mund të konkurrojmë kështu”

11 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
Dëshpërimi i Barcelonës: “Nuk mund të konkurrojmë

SPANJE – La Liga është gati të përfundojë dhe Barcelona do të hyjë në një treg që do të jetë shumë i gjatë dhe i ndërlikuar. Dëshmi për këtë janë fjalët e Xavi, kur u pyet të martë për nënshkrimin e Haaland me Manchester Cityn: “Është turp, nuk kemi mundur të konkurrojmë”.

Por kjo është situata që po përjeton aktualisht klubi i Barcelonës. Nuk ka para në kasafortë dhe ata po shohin sesi lojtarët, që ishin objektiva për të përforcuar skuadrën sezonin e ardhshëm, po largohen drejt skuadrave të tjera.

Në dimër, e njejta gjë kishte ndodhur me Vlahovicin, një tjetër sulmues të cilin sekretariati teknik katalan e kishte ndjekur prej kohësh. “Blaugranët” nuk mundën të konkurronin dhe lojtari serb shkoi te Juventusi.

Tani e njëjta gjë tani ka ndodhur edhe me norvegjezin. Laporta e donte, Xavi gjithashtu. Megjithatë, City i Guardiolës mbërriti dhe vendosi milionat e nevojshme në tavolinë për të nënshkruar me atë.

Këtë të martë La Liga njoftoi një borxh të madh të Barcelonës. Pak javë më parë ata zbuluan edhe situatën e “Fair-Play”-t Financiar që është në -114 milionë euro.

Pas 36 javësh kampionat, skuadra e Xavit, me 72 pikët e grumbulluara, pozicionohet në vendin e dytë në La Liga, pesë më tepër se sa Sevilla që ka luajtur një ndeshje më pak. Të martën në mbrëmje, Barcelona fitoi 3-1 në “Camp Nou” ndaj Celta Vigos. Depay (30’) dhe Aubameyang (41’ dhe 48’) me një dopiedë, ishin autorë të golave katalanë. Aspas (50’) ngushtoi epërsinë në 3-1.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport trajneri ‘blaugrana’ xavi xavi është rikthyer në katalonjë xavier hernández creus trajneri ‘blaugrana’ xavi xavi është rikthyer në katalonjë xavier hernández creus

Sondazh

Poll