Aktualitet

Theu karantinën me drogë me vete, shqiptari kapet nga policia në Greqi… në fund del me COVID (HISTORIA QË ALARMOI POL

24 Nëntor 2020, 10:03 Nga DOSJA
Theu karantinën me drogë me vete, shqiptari kapet nga policia në

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka alarmuar sot mediat greke. Një i ri shqiptar është shoqëruar nga policia e Rodosit pasi është gjetur në rrugë duke lëvizur përtej orarit të karantinës. Policia i gjeti me vete edhe një sasi të vogël lënde narkotike duke bërë që situata e tij para ligjit të rëndohej.

Por historia nuk mbaron këtu. Mediat fqinje raportojnë se përgjatë natës shqiptari ka patur temperaturë dhe ethe, dhe në rajon i është bërë testi për COVID19. Përtej problemeve të tjera, shqiptari ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tashmë atë e pret riatdhesimi pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, pasi po qendronte në Greqi në mënyrë ilegale pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll