Aktualitet

Amerikanët në sallë për të vëzhguar gjithçka! Shtyhet sërish në Apel seanca ndaj Arbër Çekajt, çfarë ndodhi këtë

24 Nëntor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Amerikanët në sallë për të vëzhguar

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për herë të dyrë procesin gjyqësor ndaj Arbër Çekajt, i cili është akuzuar për 613 kg kokainë, brenda konteinerëve me banane në portin e Durrësit. Shkak për shtyrjen e gjyqit të sotëm është bërë mungesa e avokatit të Donaldo Lushajt, Artan Jaha.

Mësohet se në sallë, ditën e sotme ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të cilët siç duket janë mbledhur për të monitoruar procesin. Për shkak të shtyrjes, seanca e radhës tashmë është lënë për në datën 7 Dhjetor.

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku akuzohen për trafikimin e 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia e fshehur mes bananeve dhe u dënuan nga shkalla e Parë me 33.6 vite burg në total.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas apeli i arber cekajt arber cekaj gjkko 613 kg kokaine ne maminas apeli i arber cekajt arber cekaj gjkko

Sondazh

Poll