Politike

Me diplomë “Kristali” dhe i dënuar, kush është Klajdi Qama që do të bëhet deputet

23 Prill 2019, 10:34 Nga DOSJA
Me diplomë “Kristali” dhe i dënuar, kush është

Tiranë- Një tjetër kandidat për deputet ka dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit në KQZ.  Mësohet se ai është Klajdi Qama nga lista e LSI-së në Berat. Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t’u betuar më pas në seancën e radhës plenare. (lexo këtu)

Kush është Klajdi Qama? 

Duke iu referuar formularit të vetëdeklarimit rezulton se Qama është i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”. Theksojmë se kjo vepër penale konsiderohet si e rehabilituar dhe nuk i sjell probleme për mandatin.

“1. KLAJDI SELIM QAMA kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 07, Qarku Berat ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Kundravajtje Penale. Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, z. Qama me vendimin Nr.70 date 24.03.2010 të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga Neni 84 K.P i dënuar me 120.000 lekë gjobë. Në aplikim të Nenit 406 K.PR.P është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar”, shkruhet në raportin e KQZ-së.

Arsimimi:

Nga viti 2009 deri në 2012 ka përfunduar studimet në Universitetin “Kristal” në degën “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Ndërkohë që në vitin 2012-2014 ka përfunduar studimet, master profesional në “E Drejtë Civile”, në Universitetin e Tiranës.

Si eksperiencë pune, kandidati deri në vitin 2013 ka qenë i punësuar në një firmë private, ndërkohë që nga 2013 e në vazhdim ai është emëruar specialist në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e rinj klajdi qama listat e lsi-së berat deputetet e rinj klajdi qama listat e lsi-së berat

Sondazh

Poll