Politike

Pakti me PD, Idrizi: Nuk hyjmë në zgjedhje si farsë, Rama kërkon të emërojë opozitën

23 Prill 2019, 09:34 Nga DOSJA
Pakti me PD, Idrizi: Nuk hyjmë në zgjedhje si farsë, Rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Drejtësië Intergim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pas nënshkrimit të marrëveshjes më Partinë Demokratike ka treguar arsyen për marrjëen e këtij vendimi.

Në një dekalratë për mediat Idrizi u shpreh se marrëveshja po bëhet për të kthyer në hulli të demokracisë vendin. Po ashtu ai bëri me dije se nuk do të pranojnë që të jenë një opozitë farsë dhe të shkojnë të regjistrohen në zgjedhje duke kthyer vendin si në vitin 1991, kur u votua për Ramiz Alinë.

Ne kërkojmë zgjedhjet ë lira dhe të barabarta, gjë që nuk është bërë në 30 vitet e fundit. Maxhoranca po kërkon që të emëroj opozitën dhe ka kthyer parlamentin si një teatër kukullash. Nuk duam që të kthejmë kohën në 1991 që u bënë zgjedhjet me Ramiz Alinë. Ne nuk duam që të behemi farsë dhe të shkojnë të regjistrohemi në zgjedhje. Ne jemi forca të ndryshme politike dhe kemi një elektorat që nga mbështet. Sot ne jemi të bindur se do të bashkojmë parimet tona dhe elektoratin tonë. Sot është e nevojshme që shqipëria të ketë njerëz normal dhe t’u kthejmë shqiptarëve normalitetin. Sot ne po përpiqemi që të kthejmë Shqipërinë në hullin e normalitetit”, ishte kjo deklarata e Idrizit.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koalicioni opozitar marreveshja me pd shptim idrizi zgjedhje pa opoziten koalicioni opozitar marreveshja me pd shptim idrizi zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll