Politike

Basha i prerë: S’ka më opozitë false, koalicioni do zgjerohet

23 Prill 2019, 10:12 Nga DOSJA
Basha i prerë: S’ka më opozitë false, koalicioni do

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se skpektri i koalicionit të opozitës do të ketë dhe parti të tjerë që do të firmosin marrëveshjen. Sipas tij opozita tashmë ka një platformë të qartë, dhe shumë shpejt do të nis puna dhe me aktorë jashtë politikës për përmbylljen e platformës.

Basha u shpreh se zgjidhja e vetme është ajo që ka propozuar opozita, e cila ka kërkuar largimin e Edi Ramës si Kryeministër dhe hapjes rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

Në orët dhe në ditët në vijim ky koalicion do të zgjerohet dhe me parti të tjera në opozitë. Ne ftojmë të gjithë faktorët politikë dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e këtij koalicioni. Pikë së pari ne duam që të mos ketë më krim elektoral. Nuk do të pranojmë më një parlament fals, që lufton kundër popullit. Ne do të angazhohmi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe qytetarët të diktojnë votën e tyre. Ne duam që të ndëshkojmë krimin elektoral. Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë pa ndëshkuar ata që kanë bërë krime elektorale si Gjiknuri dhe Dako. Kjo marrëveshja është një mision shumë i madh për t’i dhënë fund tranzicionit, akti i parë i këtij koalicioni që merr jetë sot është formësimi me të gjithë faktorët e tjerë për të përmbyllur platformën tonë. Hapi i panegociueshëm është zgjidhja politike që tashmë opozita e ka parashtruar, dhe largimin e atij që ka bërë krimin elektral që është largimi i Ramës”, tha Basha. 

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleatet e bashes koalicioni opozitar lulzim basha marreveshja e opozites zgjedhje pa opoziten aleatet e bashes koalicioni opozitar lulzim basha marreveshja e opozites zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll