Politike

Kryemadhi: Firmosja e koalicionit na jep shpresë, Rama, telekomandë e krimit të organizuar

23 Prill 2019, 10:05 Nga DOSJA
Kryemadhi: Firmosja e koalicionit na jep shpresë, Rama, telekomandë e

TIRANË– Monika Kryemadhi ka qenë e fundit që ka dalë nga tryeza ku firmosi paktin me Partinë Demokratike. Në një deklaratë për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryemadhi u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme dhe që shuan të gjithë zërat kritik me opozitën.

Ajo tha se nga sot, opozita hyn në një fazë të re, ku ka axhendën dhe platformën e saj të qartë. Për kryeministrin Edi Rama, Kryemadhi theksoi se nuk po e luftojnë kundër tij si i biri i Kristaqit dhe Anetës, por si Rama që sipas saj është telekomandë për krimin.

Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm. Për të gjithë skeptikët ne sot kemi paltformën dhe të gjithë axhendën tonë. Sot u përfundua më nënshkrimin e një fronti opozitar, duke kërkuar garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje dhe jo votim se votime ka pasur dhe në kohën e Enver Hoxhës.

Ne do kërkojmë që qytetarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje do jetë një flamur shprese. Shqipëria është shtëpia e shtiptarëve dhe ne do të garantojmë të gjithë që të votojnë. Shqipëria është vendi që Zoti e ka vendosur në mes të BE-së. Çdo ditë që ai zgjat ai shton vuajtjet e shqiptarëve dhe  i largon ata nga BE. Ne nuk flasim për të birin e Kristaqit dhe të Anetës, por flasim për Ramën si telekomandë të krimit të organizuar,”- shprehet Kryemadhi.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama. .

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama firmosja e koalicionit koalicioni opozitar lulzim basha monika kryemadhi edi rama firmosja e koalicionit koalicioni opozitar lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll