Politike

Rama: Koalicioni, një tjetër vetëvrasje, zgjedhjet nuk shtyhen

23 Prill 2019, 10:31 Nga DOSJA
Rama: Koalicioni, një tjetër vetëvrasje, zgjedhjet nuk shtyhen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas firmosjes së koalicionit opozitar. Rama shkruan se sipas tij, pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje. Më tej kryeministri thekson se zgjedhjet as ndalen dhe as shtyhen.

Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng.Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki,”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama koalicioni i opozitar lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit edi rama koalicioni i opozitar lulzim basha zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll