Politike

PS mbledh grupin, Balla: Do thërrasim Asamblenë. Fino: T’ju ulen rrogave OPGJ-ve

23 Prill 2019, 09:34 Nga DOSJA
PS mbledh grupin, Balla: Do thërrasim Asamblenë. Fino: T’ju ulen

TIRANË-Taulant Balla ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë i pranishëm, dhe mbledhja e drejtuar nga Balla ka patur debate për rrogat e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Deputeti socialist, Bashkim Fino, kërkoi uljen e rrogave të Oficerëve të Policisë Gjyqësore, por kërkesa e tij u rrëzua.

Partia Socialiste do të mbledhë javën e ardhshme Asamblenë, ndërkohë që nesër kryesia e socialisitëve do të mblidhet për të diskutuar mbi çështjet zgjedhore.

Mbledhja pritet të zhvillohet nesër në orën 18:00.

Partia Socialiste është angazhuar zyrtarisht në organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Pavarësisht se opozita deklaron prej muajsh se nuk do të ketë zgjedhje pa rrëzimin e qeverisë, porosia e kryesocialistit Rama ka qenë e prerë: Strukturat të jenë gati për zgjedhjet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino mbledhja e grupit te ps rrogat e policeve taulant balla bashkim fino mbledhja e grupit te ps rrogat e policeve taulant balla

Sondazh

Poll