Politike

A do të ketë përplasje civile në 11 maj? Nikoll Lesi dhe Famtir Mediu kërkojnë përshkallëzimin e protestës

23 Prill 2019, 10:22 Nga DOSJA
A do të ketë përplasje civile në 11 maj? Nikoll Lesi dhe

TIRANË- Lulzim Basha, sot firmosi marrëveshjen me partitë opozitare, por dje nga mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve kërkoi përshkallëzimin e protesave. Burimet nga PD me mbledhja me dyer të mbyllura bënë me dije se Basha kishte kërkuar përshkallëzimin e protestave.

Në këtë mbledhje u vendos që populli të thirrej edhe një herë në një protestë kombëtare në datën 11 maj, po ashtu gjatë kësaj kohe do të ketë dhe protesta nëpër rrethe. Por përshallëzimi i portestave duket se ka gjetur mbështetje në radhët e opozitës.

Famtir Mediu në një deklaratë për meidat ka thënë se protestat e opozitës duhet deri në një përplasje të madhe. “Kemi pasur organizime politike kundër qeverisë, por protesta duhet sjellë deri në një përplasje më të madhe. Deri tani kemi qenë në një përplasje brenda Tiranës. Por duhet një organizim  më i gjerë jashtë Tiranës. Qytetarët duhet ta marrin në dorë fatin e tyre. Ajo që dua të them është se Edi Rama shkatërroi gjithçka me vetëdije. Parlamenti u kthye në një haltore të Edi Ramës që përbuz dhe shan këdo. Edi Rama po kërkon që e keqja të bëhet e pranueshme”, ishte kjo dekalrata e Mediut.

I njëjtit mendim është dhe botuesi i Koha Jonë, Nikollë Lesi, i cili në një shkrim të fundit kërkon që opozita mos të jetë aq e qetë sa në protestat e kaluara.

Tani Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur me 11 maj protestën e radhës kundër kryeministrit Rama. Populli deri tani i është përgjigjur nentë protestave madhështore, por ai është stopuar nga lidershipi opozitar që të mos e merrte vetë fatin e qeverisë në duar, duke e nisur në udhëtim pa kthim Edi Ramën”, shkruan Lesi.

Më tej ai shton se populli nuk duron më dhe sipas Lesit popullu duhet të vendos vet përfundimisht duke e larguar me çdo çmim Ramën.

Tani populli nuk duron dhe nuk pret më! Me 11 maj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet të lenë popullin të vendosë përfundimisht duke e larguar me çdo çmim kryeministrin si dhe për të vendosur një qeveri tranzitore për zgjedhje korrrekte që nënkupton çdo lloji demonstrate si dhe duke rrethuar ditë-natë kryeministrinë (pa ndalesë) ose lidershipi  opozitar të ikë në shtëpi”, shton gazetari Nikoll Lesi.

Tashmë pritet vetëm të shihet nëse  në 11 maj Basha dhe opozita do të dëgjojnë këto dy zëra, apo do të vijojnë me skenarin e vendosur më herët, ku dhuna dhe përshkallëzimi nuk ka qenë në plan të parë. Aktet e dhunës janë dënuar gjithmonë si nga qeveria dhe nga ndërkombëtarët, prandaj duhet parë se çfarë ‘surprize’ do të ketë opozita në protestën e 10-të të opozitës së bashkuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama fatmir mediu lulzim basha nikoll lesi pershkallezimi i protestave edi rama fatmir mediu lulzim basha nikoll lesi pershkallezimi i protestave

Sondazh

Poll