Politike

Astrit Patozi zyrtarisht me Parti, regjistrohet në Gjykatë ‘Bindja Demokratike’

23 Prill 2019, 09:38 Nga DOSJA
Astrit Patozi zyrtarisht me Parti, regjistrohet në Gjykatë

TIRANE-Bindja Demokratike dorëzon në gjykatë kërkesën për regjistrim. Kryetar i Partisë është Astrit Patozi dhe Partia do të marrë pjesë në zgjedhje.

Partia e Patozit u krijua në një kohë kur opozita ndodhet jashtë parlamentit, dhe fillimisht mediat raportuan se në krye të kësaj partie do të ishte Rudina Hajdari.

Por Hajdari, u tërhoq në momentin e fundit nga plani për të themeluar “Bindja Demokratike” dhe në këtë çast, në skenë doli vetë Patozi.

Ai do të jetë kryetari i BD, ndërkohë që bashkë me të janë edhe të tjerë të larguar nga Partia Demokratike.

Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe Arben Skënderi janë disa nga emrat që i janë bashkuar kësaj partie.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike astrit patozi bindja demokratike

Sondazh

Poll