Politike

Themelohet Bindja Demokratike, ja kush janë anëtarët e Bordit (Emrat)

23 Prill 2019, 10:27 Nga DOSJA
Themelohet Bindja Demokratike, ja kush janë anëtarët e Bordit

TIRANE- Astrit Patozi zyrtarizoi projektin e tij politik nën siglën e “Bindja Demokratike”.

Një një kumt të lëshuar për mediat, BD njofton se nga sot Shqipëria do të ketë një parti opozitare më shumë.

Gjithashtu, BD bën me dije se nismëtarët e kësaj partie, që janë rreth 4 mijë firmëtarë kanë mandatuar një bord të përkohshëm të përbërë nga disa figura të njohura në PD si Arben Skënder, Leonard Olli, Valbona Mezini dhe Fabian Topollaj. Astrit Patozi është komanduar si koordinator i kësaj partie.

Kumti i lëshuar për mediat nga Bindja Demokratike:

ZYRTARIZOHET
BINDJA DEMOKRATIKE.
DORËZON KËRKESËN NË GJYKATË DHE KQZ
Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.
Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e
regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin
e saj.
Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u
përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj.
Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë
partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.
Anëtarë të këtij bordi do të jenë:
Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard
Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.
Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për
pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike partia e patozit valbona mezini astrit patozi bindja demokratike partia e patozit valbona mezini

Sondazh

Poll