Politike

Shehi flet për Patozin: Ne nuk futemi në zgjedhje, ata që hyjnë i bëjnë fresk Ramës

23 Prill 2019, 08:48 Nga DOSJA
Shehi flet për Patozin: Ne nuk futemi në zgjedhje, ata që

TIRANË- Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, në një deklaratë për mediat foli pas marrëveshjes me Partinë Demokratike. Në një deklaratëe për mediat ai u shpreh se  thelbi i kësaj marrëveshje tha se është bëteja kundër Ramës.

Më tej shtoi se regjimi që është sot është një oligraki e vogël që i ka sunduar të gjithë. Ndërsa tregoi se spektri i opozitës po rritet dhe një ndër pikat e marrëveshjes është mos regjistrimi në zgjedhje.

Opozita po zjgerohet çdo ditë. Fatmirësisht është e larguar nga gjithë këto egoizma para zgjedhore. Thelbi i marrëveshjes është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama. Nga mos regjistrimi fillon sfida dhe lufta ndaj Ramës. Ky është një regjim, një oligarki e vogël që i ka sunduar të gjithë. Kushdo që merr pjesë në koalicionin opozitar është i mirëpritur. Uroj që çdo koleg i ri që të futet në politikë, në radhë të parë të bëhet opozitar. Çdokush tjetër që futet për t’u bërë fasadë e qeverisë nuk na bën përshtypje. Beteja jonë e madhe shikon një perspektivë shumë të gjatë politike”, ishte kjo deklarata e Shehit.

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi dashamir shehi edi rama koalicioni opozitar zgjedhje pa opoziten astrit patozi dashamir shehi edi rama koalicioni opozitar zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll