Aktualitet

Dashuronin të njëjtën grua/ Vrasja e Ahmet Toskës ishte krim pasioni, Fatmir Hoxhaj i mori gruan por dyshonte se ende takohe

19 Nëntor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Dashuronin të njëjtën grua/ Vrasja e Ahmet Toskës ishte krim

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motivet që mund të kishte Fatmir Hoxhaj për të vrarë Ahmet Toskën. Mësohet se Hoxhaj, ishte martuar me ish-bashkëshorten e Toskës dhe dyshonte se lidhja mes tyre vazhdonte edhe shumë vite pas ndarjes.

Fatmir Hoxhaj dyshonte se gruaja e tij dhe Toska e vijonin lidhjen në fshehtësi.

“Kanë dashur të njëjtën grua. Besohet se Hoxhaj kishte ngritur dyshime se lidhja intime mes Ahmet Toskës dhe bashkëjetueses së tij vijonte në fshehtësi, gjë e cila ka sjellë disa konflikte, duke çuar deri në vrasjen me një plumb në kokë të Ahmet Toskës”, thanë burimet, shkruan Panorama.

Një ditë më parë, Hoxhaj u la në burg. Atë e mbështetën shumë familjarë jashtë seancës gjyqsore, që i thanë të mos dorëzohej.

“Fatmir, rri i qetë, mos u shqetëso. Çdo gjë do të zgjidhet”, thërrisnin nga jashtë familjarët.

Fatmir Hoxhaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, duke treguar si alibi se atë ditë është zgjuar në orën 08:00 nga gjumi, pothuajse dy orë pas vrasjes. Gjithsesi gjykata e ka lënë në burg.  50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fatmir hoxhaj ahmet toska fatmir hoxhaj

Sondazh

Poll