Aktualitet

Mori gjobë për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, i riu kundërshton policinë, iu thyen xhamin e makinës, vihet

19 Nëntor 2020, 11:48 Nga DOSJA
Mori gjobë për parkim të gabuar në korsinë e

SHKODËR– Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi kundërshtoi efektivët e Rendit dhe dëmtoi makinën e tyre të punës. Incidenti ndodhi pasi policia i vendosi shtetasit gjobë për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, e më pas ai vendosi që të thyente xhamin e mjetit të policisë.

Ai u arrestua për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

“Ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kundershtoi policine kundershtoi policine

Sondazh

Poll