Aktualitet

Mjeti ‘Golf’ i pret rrugën, automjeti i policisë devijon, përplas një këmbësor

19 Nëntor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Mjeti ‘Golf’ i pret rrugën, automjeti i policisë devijon,

FIER– Një makinë tip ‘Golf’ ka përplasur një automjet policie duke shkaktuar një të plagosur. Sipas raportimeve, mjeti ka dalë nga rruga dytësore në rrugë kryesore e në këtë formë i ka prerë rrugën automjetit të policisë. Ky i fundit ka dalë nga rruga dhe pasi ka aksidentuar një këmbësor është përplasur me një pemë.

I aksidentuari është shtetasi me inicialet M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Ndërkohë për ngjarjen është njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot në lagjen “Sheq i madh” , Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës”, një automjet tip “Golf”, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip “Honday” me drejtues punonjësin e policisë K. C, i cili lëvizte në drejtimin Sheq-Fier. Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Është njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier makina e policise perplas kembesorin aksident ne fier makina e policise perplas kembesorin

Sondazh

Poll