Mjeti ‘Golf’ i pret rrugën, automjeti i policisë devijon, përplas një këmbësor
FIER– Një makinë tip ‘Golf’ ka përplasur një automjet policie duke shkaktuar një të plagosur. Sipas raportimeve, mjeti ka dalë nga rruga dytësore në rrugë kryes...
TIRANË– Një 41-vjeçar me inicialet Ç. M. është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se 41-vjeçari është arrestuar pasi ka shkelur urdhrin e mbrotjes që e shoqja kishte marrë ndaj tij.
Ai s’duhet t’i afrohej bashkëshortes, pasi më herët ajo e kishte denoncuar për dhunë, por e kishte shkelur këtë urdhër, duke e kërcënuar me thikë. Më pas, është vënë në pranga duke parandaluar ngjarjen e rëndë.
Njoftim i policisë Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga 41-vjeçari. 41-vjeçari i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në Yrshek, në ambientet e banesës, shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale. Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin Ç. M., 41 vjeç, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Një makinë tip ‘Golf’ ka përplasur një automjet policie duke shkaktuar një të plagosur. Sipas raportimeve, mjeti ka dalë nga rruga dytësore në rrugë kryes...
LEZHË- Detaje të reja janë zbuluar për sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë që u sekuestrua mëngjesin e sotëm në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se k...
TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësor për shtatë të akuzuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas. Mësohet se shkak të për shtyrjen e gjyqit ës...
FIER- 21-vjeçari që u arrestua ditën e sotme bë Fier ëahtë Marius Sadiku, i cili dyshohet se ka abuzuar seksalisht me një të mitur.Por si qëndron e vërte...
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ngritur për të patur në fokus gjykimin dhe dënimin e zyrtarëve të lartë e ...
KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi akuzohet për vjedhje.Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtet...
TIRANË– I njohuri si Ver Llapa, VIP-i më i varfër në kryeqytet ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ilir Çumani, drejtor i përgjithsh...
DURRËS- Një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.G, banues në...
TIRANË– Një 20-vjeçar me inicialet L.M., ëhstë vënë në pranga pasi akuzohet për “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri n...
VLORË-Policia e Vlorës, ditën e sotme se ka arrestuar 2 shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme. Mësohet së në pranga kanë rënë shtetasit M.M, 52-vje&...