Aktualitet

1.2 kg kokainë në servisin e çiftit në Lezhë/ Gruaja fshehu drogën në lavatriçe, 50-vjeçarja e dinte për kontrollin e

19 Nëntor 2020, 10:51 Nga DOSJA
1.2 kg kokainë në servisin e çiftit në Lezhë/ Gruaja

LEZHË- Detaje të reja janë zbuluar për sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë që u sekuestrua mëngjesin e sotëm në Lezhë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kokaina ishte gati për shpërndarje nga një çift. Dodë Pervukaj u shpall në kërkim nga Policia, ndërsa e shoqja e tij, Vera Preka u arrestua.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë operacionit “Stacioni”, një kërkim është bërë edhe në servisin në pronësi të Markvukajt. Informacioni i referuar në polici sugjeronte se ky servis përdorej për trafik droge dhe kjo ishte edhe arsyeja pse efektivët kanë shkuar për kontroll.

Por në momentin që policia ka shkuar në servis, atje ndodhej vetëm Vera Preka. 50-vjeçarja e kishte përshtatur një dhomë brenda banesës, ndërsa çifti rezulton i ndarë në gjendjen civile. Ajo e kishte fshehur drogën në lavatriçe dhe policia e gjeti atje.

Ndërkohë që sipas burimeve, Preka e dinte se do të kontrollohej, prandaj e kishte fshehur kokainën në lavatriçe. Mësohet se çifti ishte i divorcuar dhe se përdorte servisin për të shpërndarë kokainë në doza të vogla. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dodë pervukaj kokaina ne lezhe vera preka dodë pervukaj kokaina ne lezhe vera preka

Sondazh

Poll