Aktualitet

Bënte namin duke vjedhur në Korçë, arrestohet 26-vjeçari

19 Nëntor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Bënte namin duke vjedhur në Korçë, arrestohet

KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi akuzohet për vjedhje.

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, M.M banues në Korçë pasi akuzohet për tre vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.


Njoftimi i Policisë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për disa vjedhje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M.M., banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje), ndërsa akuzohet për 3 vjedhje. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, ka vjedhur në lokalin bar-kafe të shtetasit O. G., dy televizorë plazma, një modem, një aparat dixhital; në banesën e shtetasit E. Ç., ka vjedhur një televizor, si edhe në lagjen nr. 12, në banesën e shtetasit M. M., ka vjedhur një televizor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 26-vjeçari në korçë arrestohet 26-vjeçari në korçë

Sondazh

Poll