Aktualitet

Vrau Ahmet Toskën në sy të gruas, autori lihet në burg por mohon akuzat, Fatmir Hoxhaj: Jam i pafajshëm, atë ditë më zuri gjumi, fjeta deri në 08:00! Avokatja: E vetmja provë është baruti në rroba

VIDEO
Siç shihet dhe në video, Hoxhaj shfaqet kokëulur teksa ngjit shkallët e gjykatës, ndërkohë që mban edhe maskën anti-covid të vënë.
Përditësuar:

FIER– Fatmir Hoxhaj, i arrestuari për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska në Fier ka dalë sot para trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Siç shihet dhe në video, Hoxhaj shfaqet kokëulur teksa ngjit shkallët e gjykatës, ndërkohë që mban edhe maskën anti-covid të vënë.

Përpara togave të zeza, Hoxhaj ka mohuar akuzat. Ai është shprehur se ditën e krimit ka fjetur gjumë deri në orën 08:00, dhe nuk e ka bërë ai vrasjen. 

“Jam i pafajshëm, atë ditë më zuri gjumi, fjeta deri në 08:00,”- është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht dëshmisë, Hoxhaj është lënë në burg. Avokatja e Fatmir Hoxhajt, Rovena Marku ka deklaruar se klienti i saj ishte në Itali, në momentin që ka marrë vesh që po kërkohej nga policia. Pas seancës gjyqësore, Marku u shpreh se kërkoi një masë më të butë, pasi sipas saj, e vetmja provë që ka prokuroria kundër Hoxhajt, është fakti se në rroba i janë gjetur gjurmë nitrati. 

Hoxhaj u arrestua më 15 nëntor. Ai akuzohet si autor i vrasjes së Toskës mëngjesin e 26 tetorit në Fier dhe po gjykohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën. Ende nuk ihen shkaqet e këtij krimi.

(f.m;f.g/dosja.al)

  • 11:49

    Iu gjetën gjurmë baruti në rroba, avokatja e Fatmir Hoxhajt: Nuk është provë e mjaftueshme, kur mori vesh se po kërkohej nga policia, ishte në Itali

    Avokatja e Fatmir Hoxhajt, të akuzuarit për vrasjen e Ahmet Toskës, Rovena Marku ka deklaruar se klienti i saj ishte në Itali, në momentin që ka marrë vesh që po kërkohej nga policia. Pas seancës gjyqësore, ku Hoxhaj u la në burg, Marku u shpreh se kërkoi një masë më të butë, pasi sipas saj, e vetmja provë që ka prokuroria kundër Hoxhajt, është fakti se në rroba i janë gjetur gjurmë nitrati. “Ne kërkuam që të vendosej një masë me e butë për shkak se sipas mendimit tonë nuk kishte prova që të formulohej një dyshim i arsyeshëm, ndaj kërkuam detyrim paraqitje ose arrest ne shtëpi. Provat e paraqitura nga prokuroria kanë qenë kamerat e sigurisë së lagjes që ishin marrë në pika të ndryshme. Kishte disa mbetje nitrati në rrobat e të pandehurit, por që vetëm me disa grimca nitrati, nuk përbën ndonjë dyshim të arsyeshëm. Ka pasur një alibi. Por edhe për shkak të ngarkesës emocionale, nuk mund të rendiste këto prova. Madje me ato që tha përgjatë çështjes, rezulton se kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë informacion se policia i kishte shkuar për kontroll në banesë dhe është rikthyer me dëshirën e tij,”- tha Marku ndër të tjera.

Shto Koment