Aktualitet

Ndërron jetë i vetëm VIP-i më i varfër në kryeqytet, ‘Ver Llapa’, personazhi që argëtonte njerëzit në rrugë dhe q

19 Nëntor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Ndërron jetë i vetëm VIP-i më i varfër në

TIRANË– I njohuri si Ver Llapa, VIP-i më i varfër në kryeqytet ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, teksa e cilëson të ndjerin si një njeri të mrekullueshëm.

Çunami shton më tej se Ver Llapa e ka sfiduar mjerimin duke jetuar në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje.

“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje të gjithë këtij realiteti absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…
Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd të bukur e të dëlirë naiv…
Ik VERI, prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, një sakrificë prej cigani e bohemi që aq shumë ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI ….. I mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”, shkruan Çumani.

Ver Llapa shihej gjithmonë teksa lëvizte në rrugët e kryeqytetit duke nxjerrë jashtë gjuhën e tij të madhe. Ai qëndronte në zonën e njohur si “21 dhjetori”, dhe shpesh argëtonte drejtuesit e automjeteve. Në jo pak raste, Ver Llapa, ka pushtuar rrjetet sociale duke u bërë meme dhe duke e krahasuar edhe me personazhë të njohur të botës së politikës.

Ai mbylli sytë i vetmuar, ashtu siç edhe shëtiti për shumë vite në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir cunami nderron jete ver llapa ver llapa ilir cunami nderron jete ver llapa ver llapa

Sondazh

Poll