Aktualitet

18 Nëntor 2020, 15:18 Nga DOSJA

BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetëm në burgun e Beratit, ku mësohet se të infektuarit janë 1 gardian burgu, 1 operator i IEPV, 1 guzhinier dhe 1 inspektor i burgut.

Infektimet nga Covid-19 janë përhapur edhe në Spitalin Rajonal të Beratit, ku vetëm në Repartin e Karantinës Covid-19, kanë rezultuar pozitive një mjeke infeksioniste dhe një infermiere, ndërkohë që sot janë konfirmuar me koronavirus edhe 2 infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.2 në Berat.

Të infektuar me koronavirus janë regjistruar edhe në Prokurorinë dhe Gjykatën e Beratit. Buime bëjnë me dije se është prekur nga sëmundja vdekjeprurëse një prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Po ashtu janë prekur me Covid-19 edhe 2 punonjëse  në Gjykatën e Rrethit të Beratit. Mësohet se si pasojë, Gjykata është e mbyllur prej një jave dhe funksionon vetëm për gjyqet me raste urgjente.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...