Aktualitet

Kovë me djathë apo…? Operacioni anti-drogë në Shkodër, prangosen 4 persona, mënyrat alternative për trafikun e kanabisi

18 Nëntor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Kovë me djathë apo…? Operacioni anti-drogë në

SHKODËR– Tre persona janë prangosur nga Policia e Shtetit pasi kapur me rreth 1 kilogram lëndë narkotike. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit nuk i ka bërë me dije emrat e tyre por vetëm inicialet. Në pranga ka përfunduar shoferi i mjetit në të cilin ishin fshehur droga, J. Sh. dhe pasagjerët B. S. dhe K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, droga është gjetur brenda një kove me djathë. Ndërsa në qytet kanë prangosur një 21-vjeçar, për të cilin kishin marrë informacione se shpërndante lëndë narkotike. 

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe; B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër; K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër dhe G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”,”-shkruhet në njoftimin e Policisë. 

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Armstrong”. Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, sekuestrohet lëndë narkotike kanabis. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave dhe planit operacionit “Armstrong”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një mjet po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Shkodrës, kanë organizuar punën dhe kanë lokalizuar mjetin me drejtues shtetasin J. Sh. dhe pasagjerë shtetasit B. S. dhe K. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një kove me djathë, një qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 1 kg.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas merrej me shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër kanë ushtruar kontrolle në zona të ndryshme në qytet dhe si rezultat në sheshin “Demokracia” kanë konstatuar shtetasin G. S., i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe; B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër; K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër dhe G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...