Aktualitet

S’kanë fund skandalet në polici, denoncimi për punonjësen e SHÇBA: Ema Bejdo, e lidhur me grupet kriminale! Flet e akuzua

18 Nëntor 2020, 14:24 Nga DOSJA
S’kanë fund skandalet në polici, denoncimi për

TIRANË– Policia e Shtetit vijon të përfshihet në skandale, që sa mbyllet njëri, hapet tjetri. Kështu, denoncimet në muajtë e fundit kanë patur në fokus, strukturën që monitoron Policinë e Shtetit, SHCBA, (Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat). Sot radhën e ka patur punonjësja e SHÇBA, Ema Bejdo. Ajo është akuzuar si e inkriminuar nga një denoncues në JOQ Albania, efektiv policie, se është përjashtuar nga Policia e Shtetit disa vite më parë, dhe më pas në mënyrë të çuditshme është riemëruar. Kjo ngjarje, ka ndodhur në vitin 2011 sipas denoncimit.

“Pershendetje JOQ ,Jam nje efektiv policie ,i cili dua te mbes anonim ,kam nje rast abuzim me detyren qe nje person mban per momenti .Zonja ne fjale quhet Ema Bejdo punojese e sh.ç.b.a ,kjo zonje esht ish police inspektore krimesh ne drejtorine vlore,pasi esht perjashtuar nga policia e shtetit per lidhje me nji grup kriminal ne trafikun e lendeve narkotike ,ne vitin 2011 u perjashtua nga policia e shteti ,te cilen e hodhi dhe ne gjygj per demshperblim .kjo zonje ne vitin 2015 filloj pune ne sh.ç.b.a . Si ka mundesi qe nje e perjashtuar nga policia e shtetit ,te filloj pun ne mbikqyrjen e policise,Ku ligji nuk e lejon nje punojes policie te filloj pune nqs ka qen i përjashtuar.Dhe zonja Ema Bejdo esht ne detyre pa qertefikat sigurie ka 1 vit tani .shikohet qart se ku ka katandisur policia e shtetit.faleminderit po e postuat anonim ju lutem,”- shkruan denoncuesi.

Dosja.al nuk do e shihte të arsyeshme publikimin e një denoncimi të një efektivi policie pa emër, nëse biseda e më poshtme mes Bejdos dhe “JOQ ALBANIA”, nuk do të ishte zhvilluar. Redaksia e ka pyetur zonjën për akuzat, por ajo nuk ka bërë asnjë sqarim për ngjarjen në fjalë, duke e kaluar ngjarjen siç ndodh rëndomë me fjalitë “Do ta ndjek në rrugë ligjore”. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim nga shçba ema bejdo vettingu ne polici arrestim nga shçba ema bejdo vettingu ne polici

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 14:11

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka lënë në burg peronin e identifikuar si Igli Ç., pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Bas...